How did I miss that one — don’t miss the nextHowDidIMissThat.com

71 evente të ardhshme

← Çfarë ka në Melbourne · Çfarë ka në Tiranë

Poster: Ekspozita “Historia e Shqipërisë nën penën e Ismail Qemalit” Vlorë

Dil për të kërcyer

Ekspozita “Historia e Shqipërisë nën penën e Ismail Qemalit” Vlorë

  • Dil për të kërcyer

Shfaqja 10:00

Pallati i Kongreseve
Bulevardi Dëshmorët e Kombit 11, Tirana

Ndaje këtë faqe

Njeh dikë që do t’i pëlqente?

WhatsApp (hapet në një skedë të re) Email

Çdo javë (e enjte), shfaqjet më të mira të fundjavës në Tiranë, me email. Merr buletinin

EKSPOZITË E VEÇANTË NË MUZEUN KOMBËTAR TË PAVARËSISË ✨🇦🇱

“Historia e Shqipërisë nën penën e Ismail Qemalit”

Në kuadër të festave të Nëntorit, Muzeu Kombëtar i Pavarësisë ju fton në një rrugëtim të rrallë historik përmes shkrimeve autentike të vetë themeluesit të shtetit shqiptar.🇦🇱

🖋📜 Ekspozita sjell për publikun dy artikuj të Ismail Qemalit, të botuar në revistën e njohur pariziene “Je sais tout” në vitin 1917 (“Au pays des Shkiptars” dhe “L’Albanie indépendante et son premier M’bret”), gjatë kohës kur ai jetonte në Paris.

✨️Përmes këtyre faqeve origjinale, vizitorët do të njihen me mënyrën se si Ismail Qemali i prezantoi lexuesit europian zakonet, besën dhe karakterin e shqiptarëve. Po ashtu, shkrimet sjellin rrëfimin e tij të drejtpërdrejtë mbi mbërritjen në Vlorë, ngritjen e flamurit të Skënderbeut dhe Shpalljen e Pavarësisë, duke e mbyllur me diplomacinë europiane, sfidat e qeverisë së parë dhe analizën e mbretërimit të Princ Vidit.

🙏 Mirënjohje e veçantë për z. Darling Ismail Vlora, i cili i vuri këto botime të rralla në dispozicion të muzeut për realizimin e kësaj ekspozite.

✨️Ju mirëpresim! 🇦🇱

📅 Datat: 20 – 27 Nëntor

📍 Vendi: Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, Vlorë 🇦🇱

HowDidIMissThat.com është një kalendar i pavarur dhe nuk e organizon këtë ngjarje.

Mos humb asgjë

Mos humb asgjë

Buletini i fundjavës

Çdo javë (e enjte), shfaqjet më të mira të fundjavës që vjen në qytetin tënd, në një email të vetëm. Falas, dhe çregjistrohesh me një klikim.

Email-i yt përdoret vetëm për këtë buletin. Privatësia

Na ndiq në Facebook

Shfaqjet që zbulojmë, drejt e në rrjedhën tënde.

Asgjë nga Facebook nuk ngarkohet para se të klikosh.