✉ Çdo javë (e enjte), shfaqjet më të mira të fundjavës në Tiranë, me email. Merr buletinin
Tirana ka shumë histori. Disa i dimë. Disa i kemi harruar.
E disa janë aq të çmendura, sa duhet të vijë Ben Blushi për të na i rrëfyer!
📌 Në një datë simbolike, 17 nëntor, ditën e Çlirimit të Tiranës, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ju fton në një takim të veçantë me shkrimtarin BEN BLUSHI, për të zbuluar botën e romanit të tij më të ri, “Historitë e çmendura të Tiranës : nga 1600 deri në vitin 2000”.
💡Sa sekrete fshehin rrugët e Tiranës? Sa personazhe të pazakonta, intriga, dashuri, ambicie, përplasje e fate njerëzore kanë kaluar nëpër këtë qytet, përpara se ai të bëhej kryeqyteti që njohim sot?
🎙️ Ben Blushi do të jetë mes nesh, për të rrëfyer, për të zbuluar prapaskenat e librit, për të ndarë me lexuesit historitë që e frymëzuan dhe, sigurisht, për t’iu përgjigjur edhe pyetjeve më kureshtare!
📍Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Qendra “Sotir Kolea”
📅 E martë, 17 nëntor 2026
⏰️ Ora 17:00
Ju mirëpresim!
HowDidIMissThat.com është një kalendar i pavarur dhe nuk e organizon këtë ngjarje.
Mos humb asgjë
Mos humb asgjë
Buletini i fundjavës
Çdo javë (e enjte), shfaqjet më të mira të fundjavës që vjen në qytetin tënd, në një email të vetëm. Falas, dhe çregjistrohesh me një klikim.
Na ndiq në Facebook
Shfaqjet që zbulojmë, drejt e në rrjedhën tënde.
Asgjë nga Facebook nuk ngarkohet para se të klikosh.
Cookies e tua
Me pëlqimin tënd, Google Analytics numëron vizitat në këtë faqe (cookies _ga, 2 vjet). Këto matje përpunohen nga Google, edhe jashtë Shqipërisë. Asgjë nuk ngarkohet pa „po“-në tënde. Mëso më shumë