How did I miss that one — don’t miss the nextHowDidIMissThat.com

72 evente të ardhshme

← Eventet · Frankfurt · Tiranë

Tirana ka shumë histori. Disa i dimë. Disa i kemi harruar.

E disa janë aq të çmendura, sa duhet të vijë Ben Blushi për të na i rrëfyer!

📌 Në një datë simbolike, 17 nëntor, ditën e Çlirimit të Tiranës, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ju fton në një takim të veçantë me shkrimtarin BEN BLUSHI, për të zbuluar botën e romanit të tij më të ri, “Historitë e çmendura të Tiranës : nga 1600 deri në vitin 2000”.

💡Sa sekrete fshehin rrugët e Tiranës? Sa personazhe të pazakonta, intriga, dashuri, ambicie, përplasje e fate njerëzore kanë kaluar nëpër këtë qytet, përpara se ai të bëhej kryeqyteti që njohim sot?

🎙️ Ben Blushi do të jetë mes nesh, për të rrëfyer, për të zbuluar prapaskenat e librit, për të ndarë me lexuesit historitë që e frymëzuan dhe, sigurisht, për t’iu përgjigjur edhe pyetjeve më kureshtare!

📍Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Qendra “Sotir Kolea”

📅 E martë, 17 nëntor 2026

⏰️ Ora 17:00

Ju mirëpresim!

HowDidIMissThat.com është një kalendar i pavarur dhe nuk e organizon këtë ngjarje.

Mos humb asgjë

Mos humb asgjë

Buletini i fundjavës

Çdo javë (e enjte), shfaqjet më të mira të fundjavës që vjen në qytetin tënd, në një email të vetëm. Falas, dhe çregjistrohesh me një klikim.

Email-i yt përdoret vetëm për këtë buletin. Privatësia

Na ndiq në Facebook

Shfaqjet që zbulojmë, drejt e në rrjedhën tënde.

Asgjë nga Facebook nuk ngarkohet para se të klikosh.